Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, zbardhet formulari për kandidatët, kushti që duhet të plotësojnë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Partinë Demokratike pritet që të bëhen zgjedhje të brendshme, pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare me 25 prill.

Mësohet se zgjedhjet do të mbahen më 13 Qershor, ndërsa deri tani janë vetëshpallur kandidatë kreu aktual i partisë Lulzim Basha dhe sfidanti Fatbardh Kadilli.

Ditën e sotme është bërë publik edhe formulari të cilin duhet ta plotësojnë kandidatët për kryetar të PD-së.

Në fund të formularit është edhe një kusht që kandidatët duhet të deklarojnë se nuk kanë qenë pjesë e Byrosë Politike dhe të mos kenë mbajtur poste të larta gjatë regjimit komunist si: Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror ose gjyqtar.

Kushti që duhet të plotësojnë kandidatët:

Në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 a keni qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme?

1 8
3 6

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img