Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve, PD: Disa kandidatë kanë patur ankesa, po i shqyrtojmë me seriozitet dhe do bëjmë tranparencë për çdo rast

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike po zhvillon zgjedhje në të gjitha degët e saj për të zgjedhur kryetarët e rinj. Në një njoftim për media, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të DP-së thotë se disa nga kandidatët kanë patur ankesa.

Komisioni thotë se do të shqyrtojë me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor, pasi ky është procesi zgjedhor më demokratik e më transparent i zhvilluar ndonjeherë nga një parti politike në Shqipëri.

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.

Pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike kanë mbërritur disa ankesa nga kandidatë pjesëmarrës në garë për Kryetar.

Komisioni siguron opinionin publik se po shqyrton me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor.

Ky është procesi zgjedhor më demokratik e më transparent i zhvilluar ndonjeherë nga një parti politike në Shqipëri.

Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë transparencë të plotë të çdo hallke në procesin zgjedhor.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img