Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
40 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Zgjedhjet për kreun e Forumit Rinor, PD publikon shifrat: Besart Xhaferri fitoi me 5256 vota

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të shtunën u mbajtën zgjedhjet për kreun e Formumit Rinor të Partinë Demokratike ku fitues u shpall Besart Xhaferri.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, bëri me dije se procesi zgjedhor u administrua në 62 qendra votimi në të gjithë vendin dhe në të kanë marrë pjesë 186 komisionerë.

Në votime morën pjesë 9470 votues ku 73 vota u gjetën të pavlefshme. Ndërkohë, Xhaferi arriti të fitonte 5256 vota, i ndjekur më pas nga Arnold Kariqi i cili mori 1683 vota.

Deklarata e plotë:

  • Shpallet rezultati zyrtar nga zgjedhjet në FRPD/ Fitues i zgjedhjeve dhe kryetar i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike shpallet z. Besart Xhaferri.

Të shtunën janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Procesi zgjedhor është administruar në 62 qendra votimi në të gjithë vendin dhe në të kanë marrë pjesë 186 komisionerë.

Të gjashtë kandidatët në garë janë përfaqësuar edhe nga 287 vëzhgues

Vlen të theksohet se i gjithë procesi është administruar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike.

 

Gjitshatu gjatë procesit të votimit, dhe deri në tani, nuk ka patur asnjë ankesë nga vëzhguesit apo kandidatët në rrugë zyrtare.

Sa i takon pjesëmarrjes dhe elementëve të saj, në votime kanë marrë pjesë 9470 votues dhe 73 vota janë gjetur të pavlefshme.

Në emër të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dua të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit në votime, komisionet dhe vëzhguesit që kanë siguruar një proces demokratik për secilin kandidat dhe, sigurisht kandidatët që kanë dhuruar një garë të fortë dhe entuziaste.

Dua të theksoj se për herë të parë kanë marrë pjesë në garë 6 kandidatë të cilët e kanë çuar deri në fudn procesin pa u tërhqur nga gara.

Si dhe faktin se në çdo qendër votimi ka patur së paku një vëzhgues të kandidatëve.

Më poshtë po ju parqes vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të FRPDSH për rezutatet i cili sapo mu vu në dispozicion.:

1.Znj.Alesia Balliu186 vota

2.Z.ArnoldKariqi 1683 vota

3.Z.ArtionBarjamaj 528 vota

4.Znj.Barbara Doda 452vota

5.Z.BesartXhaferi 5256 vota

  1. Z.Maringlend Doçi 1292 vota

Në bazë të këtij rezultati, fitues i zgjedhjeve dhe kryetar i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike shpallet z. Besart Xhaferri.

Siç parashikohet në rregullore pas shpalljes së vendimit për fituesit kandidatët në garë kanë dy ditë kohë të paraqesin zyrtarisht ankesat e tyre pranë Komisionit zgjedhor të Forumit Rinor.

Më shumë


spot_img








spot_img