Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Zgjedhjet për delegatët në PS/ Peza: Ditë e rëndësishme në Shqipëri, për herë të parë votimi ishte elekronik dhe online

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari për mediat në Partinë Socialiste Alfred Peza ka dalë në një deklaratë për shtyp nga selia socialiste, ku ka folur rreth zgjedhjeve për delegatët socialist, sipas parimit një anëtar një votë.

Peza ka deklaruar se kjo ditë ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik, pasi për herë të parë është zbatuar votimi elektronik dhe online.

Ai ka lajmëruar se  votimet do të vazhdojnë edhe jashtë orarit të paracaktuar.

‘Kjo ditë ishte një ditë e rëndësishme për sistemin demokratik në Shqipëri. Pasi për herë të parë është zbatuar votimi elektronik dhe online.

Dua të them që gjatë këtij procesi nuk ka pasur asnjë problem nga ora 08:00 që ka filluar.

Të gjithë socialistët i janë drejtuar qendrave të votimi. Nga ana tjetër ka thyer edhe një rekord pasi ka pasur një pjesëmarrëse të lartë të vajzave, në kuadër të barazisë gjinore. Inkurajoj të gjithë votuesit të vazdojnë procesin në qendrat e votimit’, tha Peza.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img