Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, Basha thirrje bashkëkombësve: Dilni votoni masivisht listat shqiptare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

525116e070d1b96b5a4bda3c7bd0f457

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se me anë të votës së tyre për partitë shqiptare, mund të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre.

Ndër të tjera Basha shkruan se forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend

Postimi i plotë:

Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.

Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi.

Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img