Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zgjedhjet parlamentare, KQZ 'kursen' ftesën për OSBE për organizim të procesit në veri të Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet parlamentare, KQZ 'kursen' ftesën për OSBE
Ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë përsipër e vetme organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit. 

Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, KQZ nuk ka ftuar misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, që të ndihmojë në procesin zgjedhor në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, duke marrë kështu përgjegjësinë e organizimit të tyre.

KQZ-ja, që është institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, konsideron se janë arritur kapacitetet e mjaftueshme për ta mbikëqyrur dhe organizuar vetë procesin zgjedhor.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se ftesa për OSBE-në nuk është bërë, pasi tashmë janë konsoliduar trupat zgjedhore.

“Misioni i OSBE-së në zgjedhjet paraprake ka pasur rol këshilldhënës dhe mbështetës për trupat lokale zgjedhore. Ne tani konsiderojmë se këto trupa janë konsoliduar mjaftueshëm dhe se janë të gatshëm që të përmbushin vetë detyrimet që dalin nga ligji dhe rregulloret në fuqi”, tha Elezi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll