Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Zgjedhjet nuk kanë përfunduar akoma”, Meta thirrje KQZ dhe partive: Lërini analizat, qëndroni në gatishmëri! Të rinumërohen votat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje partive politike dhe KQZ që të rinumërojnë çddo votë pasi ato shprehin vullnetine  sovranit. Duke parë votat e pavlefshme, Meta tha se kushdo ka vend për dyshim për të parë nëse janë bërë me kryq nga qytetarët apo sekserët.

“Pamjet filmike janë atje, të nuëmrohet gjithçka. Është shumë e lehtë për të parë nëse një fletë ka dy kryqe, nëse i ka bërë një dorë apo duar të tjera. Dora e sovranit apo e komisionerit, sekeserit.

U bëj thirrje të gjitha forcave politike të mos merren me analiza sepse zgjedhjet nuk kanë përfunduar. I kërkoj dhe KQZ të jenë në gatishmëri të të gjithë këtij procesi. Asgjë nuk na nxiton”, tha Presidenti.

Pjesë nga deklarata e Ilir Metës:

Zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Votimi po. Rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë vetëm paraprak. Procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende. Procesi i ankimimeve dhe kontestimeve nuk ka ndodhur akoma.

Në radhë të parë dua të falenderoj qyetarët e Shqipërisë, që pavarësisht cfarë ndodhi, iu përgjigjën thirrjeve të Presidentit dhe morën pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja është të paktën 74%.

Së dyti, të mos harrojmë se në këto zgjedhje kemi një numër të paprecedentë të fletëve të pavlefshme dhe kushdo ka të drejtë të dyshojë, sesi është deri në 85 mijë numri i fletëve të pavlefshme. Duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket më asnjë fletë votimi.

Pamjet filmike janë atje, të nuëmrohet gjithçka. Është shumë e lehtë për të parë nëse një fletë ka dy kryqe, nëse i ka bërë një dorë apo duar të tjera. Dora e sovranit apo e komisionerit, sekeserit.

U bëj thirrje të gjitha forcave politike të mos merren me analiza sepse zgjedhjet nuk kanë përfunduar. I kërkoj dhe KQZ të jenë në gatishmëri të të gjithë këtij procesi. Asgjë nuk na nxiton.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img