Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Zgjedhjet nuk do të njihen”, Tomorr Alizoti: KQZ s’ka të drejtë të mohojë faktet e dokumentuara, nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti, në një deklaratë nga selia e PD-së është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen.

Ai u shpreh se kanë paraqitur fakte të manipulimit të zgjedhjeve por KQZ i ka mohuar, ndaj Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve.

DEKLARATË E DREJTUESIT TË QARKUT BERAT, TOMORR ALIZOTI

Të zgjedhësh do të thotë, të jesh i lirë dhe të jesh i lirë, do të thotë të jesh i pavarur. Zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje.
Në këto zgjedhje u përfshinë; krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal.

Përveç blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin.

Punësoi njerëz dhe kërcënoi njerëz me përjashtime nga puna.
Madje, nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë l;ajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh oparash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë,shpërndahjen e ndihmave, të rezervave të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë, thjesht për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, për të devijuar vullnetin e votuesve të Beratit.

Po ashtu është për t’u habitur dhe për t’u çuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5292 vota u shpallën të pavlefshme.

83 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë.

KQZ-ja e cila është përgjegjësja, nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura, të para në terren, të dokumentuara, të provuara. Atëherë, kjo tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve, derisa ajo bëhet palë.

Zgjedhje më 25 prill nuk pati. Zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen.

Kjo ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por të vullnetit të një populli i cili dëshiron dhe ëndërron të jetë pjesë e BE-së, të bashkimit m,ë të qytetëruar në botë, ku në të posedohet drejtësia, liria për të vendosur, demokracia.

Demokracia është votë e lirë, individ i pavarur, liri dhe drejtësi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img