Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Zgjedhjet në Veri të Kosovës, kandidatët e Listës Serbe regjistrohen në KQZ

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidatët e Listës Serbe në Kosovë, janë regjistruar në KQZ, pasi më 19 maj katër komunat veriore me shumicë serbe, do të kene zgjedhje të parakohshme.

albsig

Përveç komunës së Zubin Potokut, zgjedhjet do të bëhen edhe në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç dhe komunën e Zveçanit.

Lista Serbe është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi ka bërë plotësimin e aplikacionit sipas Ligjit. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Valdete Daka, ka treguar se pjesë e procesit do të jenë edhe vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR-it.

Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, patën dhënë dorëheqje më 27 nëntor të vitit 2018, si shenjë proteste pas taksës 100 % që qeveria kosovare i vendosi mallrave me origjinë serbe në 21 nëntor të vitit 2018.

Institucionet e Kosovës nuk kanë garanci se kandidatët e Listës Serbe në rast se del fituese e zgjedhjeve në komunat e Veriut, do ta mbajnë postin e kryetarit për shkak se qeveria Haradinaj e ka ende në fuqi vendimin për taksimin 100% të mallrave serbe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img