Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet në Suedi, Gjiknuri dhe Denaj shpërndajnë fletëpalosje për SDP-në: Ndihmojmë tre kandidatët me origjinë shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Suedi, Gjiknuri dhe Denaj shpërndajnë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri dhe deputetja Anila Denaj kanë ndjekur nga afër fushatën për zgjedhjet parlamentare dhe vendore në Suedi.

Gjiknuri dhe Denaj kanë takuar disa zyrtarë të lartë të Partisë Socialdemokrate, të cilër koërkojnë mandatin e tretë qeverisës.

Në këto zgjedhje garojnë edhe tre kandidatë me origjinë shqiptare, Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku.

Postimi i Gjiknurit:

Me Anilën duke ndjekur nga afër fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në Suedi të parashikuara në 11 shtator, ku Partia Socialdemokrate me në krye Magdalena Andersson synon fitoren për të tretën herë.

Kënaqësi të japim ndihmën tonë modeste duke mbeshtetur deputetët me origjinë shqiptare Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku.

Patëm kënaqësi të takoheshim me Sekretarin e Përgjithshëm të SDP Tobias Baudin, ministrin për Përkrahjen Sociale, Ardalan Shekarabi, Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë Johan Hassel, atë të thesari Joakim Johnson, Deputetët e SDP Olle Thorell, Åsa Eriksson, Lena Johansson.

Një falenderim i veçantë shkon për qendrën Olaf Palme që mbështet Partinë Socialiste të Shqipërisë me projekte nëpërmjet Fondacionit Qemal Stafa.

Suedia është mishërimi i social-demokracisë dhe Shqipëria dhe socialistët shqiptarë mund të mësojnë shumë nga refomat që ata kanë bërë duke vendosur interesin publik dhe mirëqënien e përgjithshme në themel të politikës së tyre.

Një falenderim të veçantë për mbështetjen që jep Suedia për vendin tonë. Një urim për fitoren e SDP që kryeson në sondazhe në një garë të fortë përballë konservatorëve dhe disa partive populiste.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll