Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet në SHBA ‘PUSHTOJNË’ ekranet shqiptare, interes i MADH për presidentin e ardhshëm amerikan

Shkruar nga Newsbomb

Zgjedhjet në SHBA prej dy ditësh kanë “pushtuar” ekranet shqiptare dhe janë bërë tema kryesore në emisionet më të ndjekura në vendin tonë.

Ditën e djeshme disa prej tyre kanë pasur transmetim maratonë, ndërsa sot kur rezultati final është drejt përfundimit, Newsbomb konstaton një interes të madh për presidentin e ardhshëm të SHBA-ve.

Pikpyetja se kush do të jetë fituesi është tema kryesore, por gjithashtu dhe “aprovimi” se Biden është në epërsi dhe një hap larg fitores. Të ftuarit janë të ndryshëm, nga politikanë e opinionistë, të juristët, analistët apo dhe ambasadorët.

Përpost debateve në studio, tashmë është traditë dhe lidhja direkte me personalitete që jetojnë në vendin ku po zhvillohet “beteja”.

Mendimet dhe përkrahjet janë të sa për Trumpin dhe për Biden, megjithëse asnjë deklaratë që bëhet në studiot tona nuk ndikojnë në vendimmarrje dhe ndryshim rezultati.

Këtë fakt e ceku dhe pak më herët në një shënim në rrjete sociale, koordinatori i Bindes Demokratike, Astrit Patozi, i cili tha se “tifozët e zjarrtë” në Shqipëri mund t’i ruajnë energjitë për 25 prillin, në vend që të harxhojnë kalori për zgjedhjet e SHBA-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll