Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zgjedhjet në SHBA: Kush është shqiptari që pritet të drejtojë Asamblenë e New York (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Viteve të fundit shqiptarët e kanë treguar vlerën e tyre kudo në botë.

Më i fundit është rasti i Vedat Gashit, i cili po kandidon për Asamblenë e Distrikit të 94-të në New York.

Gashi është një avokat nga Kosova me banim në në Yorktown të  New Yorkut.

Ai prej vitesh jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku  njihet si kontribues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë. Avokati kosovar ka qenë i angazhuar nga USAID në Kosovë për draftimin e ligjeve të ndryshme kushtetuese.

Amerikanët sot pritet t’i drejtohen kutive të votimit në garën për nivele të ndryshme të pushtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këto votime në Amerikë do të zgjidhen 35 senatorë dhe 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe 36 guvernatorë shtetesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese