
Përfundimi i numërimit të votave në SHBA është drejt fundit, me vonesa pasi në disa shtete është pezulluar numërimi dhe në disa të tjera filloi nga fillimi.
Kjo për shkak të akuzave të Trump për manipulime votash, vjedhje dhe mungesë transparence. Ndërkohë që Biden është shumë pranë fitores, Trump me gjithë stafin e tij, përfshirë vajzën dhe dhëndrin pritet “të marrin valixhet”.
Ivanka Trump në 4 vitet e qeverisjes së babit të saj ka pasur një ndikim mjaft të madh. Ajo ka qenë krahu i djathtë i Presidentit dhe ka ndjekur të gjitha takimet e rëndësishme nga afër.
Mirëpo Joe Biden ka marrë kryesinë në Pensilvani dhe tani është vetëm një hap larg Shtëpisë së Bardhë dhe vajza e tij, Ashley Biden një hap larg zvendësimit të Ivankës.
39-vjeçarja Ashley gjatë gjithë fushatës ka qenë krah të atit duke e mbështetur atë.