Hapësire reklamuese

Rajoni

Zgjedhjet në Serbi, Brnabiç: Vëzhguesit e huaj gënjejnë

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Serbi, Brnabiç: Vëzhguesit e huaj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka folur lidhur me zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor. Sipas saj në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve ka pasur 109 kundërshtime dhe 3 ankesa më pak se në zgjedhjet e vitit 2022.

Sa i përket akuzave të opozitës të cilët kanë kërkuar anulimin e zjedhjeve kryeministrja është shprehur se ata nuk kanë për çfarë të ankohen.

 “Nuk ka asnjë tregues se ajo që opozita thotë për parregullsitë zgjedhore është e vërtetë, është një përpjekje e hapur për destabilizimin”, tha ajo.

Ndër të tjera, Brnabiç ceku dhe deklaratat e bëra nga vëzhguesit europianë, Stefan Šenach dhe Andeas Šider, të cilët sipas saj janë duke gënjyer.

“Ata ishin vëzhgues që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë”, përfundoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese