Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zgjedhjet në PE, përplasje mes deputetëve dhe udhëheqësve të BE

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti Europian

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani deklaroi se kandidatët e paraqitur prej grupeve parlamentare europiane mund të krijojnë përplasje mes parlamentit dhe disa udhëheqësve të BE.

Një numër i udhëheqësve të BE-së që kanë kërkuar një mundësi të zgjedhjes më të gjerë të pasuesit të Jean-Claude Juncker, kreut aktual të Komisionit Europian.

Sipas rregullores, liderët e BE duhet të marrin në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve për të zgjedhur një president të ri të Komisionit Europian, por nuk do të thotë që duhet të zgjedhin kandidatët që i propozojnë grupet në parlamentin Evropian.

Parlamenti Evropian megjithatë do të duhet të miratojë presidentin e ri dhe kjo mund të çojë në një periudhë të gjatë të përplasjeve midis deputetëve dhe udhëheqësve të BE-së.

Gjatë muajve të ardhshëm, BE-ja gjithashtu duhet të zgjedhë liderë të rinj për Këshillin e BE-së, parlamentin, Bankën Qendrore Europiane dhe një zyrtar të lartë të politikës së Jashtme.

Këtë mbrëmje pritet që udhëheqësit e Bashkimit Evropian të diskutojnë rreth asaj se kush duhet të udhëheqë institucionet kyçe të BE për pesë vitet e ardhshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll