Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Zgjedhjet në PD, ZYRTARISHT Ibsen Elezi përballë Lulzim Bashës, dorëzon kandidaturën: Ditën e hënë ai s’duhet të jetë te zyra, vetëm kështu garantohen shanse të barabarta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zytarish, Ibsen Elezi është në garë për kryetar të Partisë Demokratike. Ditën e sotme ai ka dorëzuar kandidaturën e tij pranë selisë blu dhe ka kërkuar që i gjithë procesi të jetë transparent dhe këto zgjedhje të zhvillohen në mënyrë dinjitoze.

Elezi gjatë deklaratës për mediat tha se vetëm me dorëheqjen e Lulzim Bashës mund të garantohen kërkesat e statutit të PD për shanse të barabarta në zgjedhje.

“Kandidatura ime nuk ishte vetëm çështje personale por ishte një bisedë në grup. Referuar normave bazike të demokracisë neni 10 i jep të drejtën çdokujt të kandidojë. Prandaj unë i jam drejtuar çdo kandidati të marrë kurajo dhe të kandidojë. E dyta është një element shumë bazik që garanton konkurencës, parim i kokurencës i cili garanton çdo kandidati barazi dhe transparencë. Këto janë element shumë të rëndësishme që vlejnë për komisionin dhe gjithë strukturën demokratike.  Unë dua t’ju kujtoj të gjithë drejtuesve të strukturave që të administrohet një proces zgjedhor ku vota të konsiderohet e paprekshme. Në qoftë se edhe një rast i vetëm manipulimi ndodh do të ulë imazhin e Partisë Demokratike. Çdo kandidat duhet të ketë kontroll mbi procesin zgjedhor, ky është parim themelor. Nëse sot jemi në betejë me Ramën i cili ka arritur të cënojë procesin zgjedhor nuk duhet të japim këtë shembull brenda partisë tonë. Shanset e barabarta do të thotë që ditën e hënë Lulzim Basha mos jetë në zyrën sipër”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme pranë selisë blu dorëzuan kandidaturën e tyre edhe Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe vetë Basha, ndërkohë që sot pritet të dorëzojë kandidaturën e tij për Kryetari të Partisë Demokratike edhe Lisandër Hoxha.

Më shumë

spot_img
spot_img