Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
2.6kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
32 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Zgjedhjet në PD, Nishani akuzon Bashën: Nuk ka marrë më shumë se 27% të votave nga listat e vërteta, 30 mijë anëtarë të FRPD nuk i përfshinë në votime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PArtisë Demokratike, Bujar Nishani, ka folur mbrëmjen e sotme për zgjedhjet për kryetarin e ri në PD, ku Lulzim Basha u rizgjodh me një rezultat të thellë ndaj kundërshtarëve.

Nishani tha se listat e votuesve u bënë nga Basha, në të cilat nuk u përfshinë 30 mijë anëtarë të FRPD-së dhe anëtarët e tjerë të Diasporës. Sipas Nishanit, Basha nuk ka marrë më shumë se 27% të votave nëse do të ishin listat e vërteta.

“Basha ka marrë më pak se 30% të votave të anëtarësisë, lista të cilat i ka bërë vetë ai. Nëse marrim listat e vërteta, ai nuk ka marrë më shumë se 27% të votave. Janë rreth 30 mijë anëtarë të FRPD që nuk janë përfshirë në lista. Ata nuk konsiderohen anëtarë të PD-së. PD ka struktura zyrtare ne Diasporë, por as ata nuk u përfshinë. Numri total i anëtarëve është të paktën 15% më shumë se shifra e deklaruar.

Kam vendosur të mos pranoj më të vetëgënjehem. PD për fatin e keq sot është më e dobët se ç’ka qenë që nga krijimi i saj. Është hera e parë që ndodh që nga krijimi i saj që PD ngelet 3 mandate në opozitë, me risk të lartë që të humbë edhe zgjedhjet e vitit 2025. Basha nuk ka arritur të jetë lideri i PD-së. Nga 2013 dhe në vaazhdim, Lulzim Basha nuk ka asnjë moment të një projekti fitues”, tha Nishani në “Log”.

Më shumë

spot_img
spot_img