Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana tregon kur del rezultati: Procesi ka qenë i shkëlqyer, nuk ka patur asnjë anëtar që ka votuar më shumë se 1 herë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Partinë Demokratike po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri, ku përballë kryedemokratit Basha garojnë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, në një deklaratë për mediat është shprehur se procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa njoftoi se deri më tani kanë votuar më shumë se 19 mijë anëtarë me të drejtë vote.

Përsa i përket kohës se kur del rezultati i zgjedhjeve, Gjana tha se gjasat janë që rezultati përfundimtar të publikohet ditën e nesërme, pasi duhen pritur që në selinë e PD të mbërrijnë edhe kutitë e votimit që vijnë nga zona të largëta.


“Kanë votuar mbi 19 mijë anëtarë. Procesi ka vijuar normalisht. Morëm informacion nga kandidatët se 3 votues në Sarandë kanë votuar edhe në Vlorë dhe Gjirokastër. Nuk është e vërtetë, ata kanë votuar vetëm në Sarandë.

Pashë një Konjari, zonjë apo zonjushë, që ishte e pezmatuar se nuk kishte gjetur emrin në listë. Ka njerëz të PD-së që nuk e kanë emrin në listë për shkak të përpunimit të listës së emrave. Ata që nuk kanë emrin, mund të votojnë me anë të kartës së anëtarësisë që disponojnë.
Ne do presim deri nga mesnata të gjithë degët që janë afër tiranës që të dorëzojnë materialet. Degët që janë shumë larg, do t’i presim që t’i sjellin nga orët e para të mëngjesit”, tha Gjana.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img