Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zgjedhjet në PD, Gjana: Janë mbi 75 mijë anëtare me të drejtë vote, të dhënat do ua japim vetëm të autorizuarve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i komisionit Zgjedhor për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana tha se Komsioni ka përcaktuar një ditë më parë kalendarin e ecurisë së procesit zgjedhor, deri në ditën e shpalljes së kandidatit fitues.

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Gjana tha se deri në datën 3 qershor, kryesitë e degëve të PD-së në rrethe dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin emrin e anëtarëve të komisioneve.

Më tej ai tha se janë mbi 75 mijë anëtare me të drejtë vote, ndërsa aksesi për të dhënat personale është vetëm për të autorizuarit.

“Komisioni ka përcaktuar një kalendar të ecurisë të të githë procesit të zgjedhjeve deri në ditën e shpalljes së kandidatit fitues. Fushata mbyllet në datën 11 qershor. Deri në datën 3 qershor, kryesitë e degëve të PD-së në rrethe dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin emrin e anëtarëve të komisioneve. Është përcaktuar një periudhë ku duhet të merren me trajnimin e komisionerëve. Deri më datë 6 do të miratojmë modalitetin e fletëve të votimit. Brenda datës 7 do të miratohen vend votimet dhe listën e votuesve dhe modaliteteve përfundimtare të fletëve të votimit. Dje kemi shqyrtuar dhe jemi dakordësuar me anëtarët e komisionit lidhur me agjendën e takimit të kandidatëve.

Mendohet që të bëjmë trajnime në grupe zonash për komisonerët. Kemi marrë vendimin për të përcaktuar nr e qendrave të votimit, 71 degë të PD-së janë sot aktualisht. Në 5 prej tyre do të ketë dy qendra votimi dhe këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza dhe Shkodra. Në të gjitha degët e tjera do të ketë nga një vend votimit. Nr i anëtarëve 75 067 anëtarë me të drejtë vote në PD. Ka pasur një diskutim të qartë.

Shqipëria ka një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale të cilin nuk ka askush të drejtë që ta marrë pa të drejtën e personit. Një pjesë që shtron kërkesat e di këtë çështje, ato janë të dhëna sensitive personale. Këto të dhënat nuk mund të diponohen përveç nga ato që janë të autorizuar nga sistemi. Në këtë sistem chekojnë vetëm katër ekspertë IT dhe dy persona të tjerë të autorizuar. Statuti ka përcaktuar saktësisht se kush janë anëtarët me të drejtë vote dhe janë ato që disponojnë një teser partie.’- tha Gjana.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img