Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet në PD, Gjana: Agron Shehaj dorëzoi listë blof të komisionerëve, është e papranueshme

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në PD, Gjana: Agron Shehaj dorëzoi listë blof të

Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka sjellë zhvillimet më të fundit për ecurinë e zgjedhjeve të 13 qershorit brenda partisë.

Gjana ka bërë me dije se përveç Lulzim Bashës, asnjë kandidat tjetër nuk ka dërguar emrat e komisionerëve.

Ndërsa, Agron Shehaj ka dorëzuar një liste me emra të cilët nuk ishin anëtar të Partisë Demorkatike, listë që është kthyer mbrapsht, pasi personat të cilët do të jenë pjesë e Komisionit duhet të plotësojnë kushtin e të qenurit anëtarë të partisë.

“Lulzim Basha ka sjellë persona që e përfaqësojnë në komisione. Përfaqësuesit e kandidatëve të tjerë nuk kanë sjellë asnjë emër që do i përfaqësojë në 76 komisionet e votimit. Është zhvilluar një diskutim i gjatë, madje njëri nga kandidatët Agron Shehaj pardje dorëzoi pardie një listë që pasi e verifikuam kuptuam që askush nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike, është një listë blof. Dhe  thashë që është e papranueshme që të bëhen lojëra të tilla. Plotësimi i Komisioneve me përfaqësues të kandidatëve është e drejtë, jo detyrim. Nuk po e shfrytëzojnë po e zvarisin.Asnjë nga emrat nuk mund të shkojë në Komision pa u miratuar dhe pa u rishikuar. Para se Komisioni të miratohet dy janë kushtet, individi që do të miratohet duhet të jetë anëtar i PD dhe e dyta duhet të plotësojë detyrimin që të jetë brenda degës ku bëhen zgjedhjet”, tha ai.

Më tej Gjana shtoi se procesi ka vazhduar normalisht dhe janë marrë të gjitha masat për shpërndarjen e bazës materiale ditën e shtunë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll