Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet në PD, denoncon vëzhguesi i Ibsen Elezit: Nuk më lejuan të monitoroja! Urime për proceset model monist

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në PD, denoncon vëzhguesi i Ibsen Elezit: Nuk më lejuan

Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ku përballë ish-kryeministrit Sali Berisha garon Ibsen Elezi.

Por procesi i votimit është shoqëruar edhe me incidente, pasi një nga vëzhguesit e Elezit në degë e PD në Korçë, Eduard Topalli, denoncon se nuk e kanë lejuar të monitorojë procesin e votimit.

Me ironi ai uron për “procesin model monist” që po zhvillohet në PD, teksa thotë se vota do numërohet nga të njëjtët njerëz që numëruan votat për Kryesinë.

“Të nderuar miq, sot në PD Korçë votohet, vota juaj do ruhet dhe numërohet nga të njëjtët njerëz që numëruan votat për kryesi..

Vëzhguesi i kandidatit Ibsen Elezi (që duhet të isha unë) nuk u lejua të monitorojë..

Urime për "proçeset" model monist..

Suksese në jetë komunistëve të PDsë Korçë..”, shkruan Topalli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll