Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zgjedhjet në PD, deklarata e fortë e Blendi Fevziut: Është një garë e paracaktuar, Lulzim Basha do të jetë fitues

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të dielën e ardhshme në Partinë Demokratike do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri, ku përballë Lulzim Bashës kandidojnë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Gazetari Bledni Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është shprehur se gara në PD është e paracaktuar.

Ai tha se Lulzim Basha do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në 31 vite që kreu i partisë të jetë mundur në zgjedhjet brenda partisë.

“Kam ndjekur aq sa mund të ndiqet në media ecurinë për zgjedhjet brenda PD. Ka një garë pasi janë kandidatë real dhe jo fake, është një lloj gare, por është një garë e paracaktuar. Kjo sepse zgjedhjet janë zhvilluar si një rutinë normale ku kreu i PD kërkon një rikandidim.

Kur kreu i PD është në garë në parim është fitues. Nuk ka asnjë rast ku kreu i partisë të jetë mundur, në 31 vite nuk ka asnjë rast që krytari të jetë sfiduar në detyrë. Do ishte ndryshe nëse Basha do merrte përgjegjësi për humbjen, ose nuk do kandidonte, prandaj mendoj se zgjedhjet janë të paracaktuara. Jo se manipulohet por anëtarësia zgjedh kryetarin. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në 24 korrik. Rruga ligjore nuk ka marrë ende përgjigje për të gjitha përfundimet e zgjedhjeve. Të hysh në një garë për kryetarin, duhet ta mbyllësh kapitullin e zgjedhjeve”, tha Fevziu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img