Agron Shehaj është kandidati më i preferuar i lexuesve të newsbomb.al, në bazë të një sondazhi të publikuar prej datës 23 Maj 2021. Lulzim Basha renditej i dyti pas tij, dhe në fund Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Cilin nga kandidatët do të votojnë demokratët për kryetar të PD-së?
Ishte kjo pyetja që qëndroi për 20 ditë në faqen kryesore të newsbomb.al, në mënyrë që gjithë lexuesit të votonin një nga katër kandidatët e tyre të preferuar. Nga rezultatet që ne kemi nxjerr sot, siç mund t’i shikoni dhe në foton e mëposhtme, në mbyllje të sondazhit ka dalë se kandidati më i preferuar është Agron Shehaj.
Rezultatet e sondazhit:
– Agron Shehaj – 1090 vota
– Lulzim Basha – 892 vota
– Edith Harxhi – 154 vota
– Fatbardh Kadilli – 96 vota
Kujtojmë se, anëtarësia e Partisë Demokratike i drejtohet nesër, më 13 qershor, kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e ri të kësaj force politike. Kryetari aktual në detyrë, Lulzim Basha kërkon të rikonfirmohet, ndërsa tre kandidatët e tjerë shprehen se ai duhet të largohet.