Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Rama thirrje me VIDEO: Votoni LISTËN SHQIPTARE, forconi partneritenin me Presidentin Gjukanoviç

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ef44b8c8ac9839c5340dae5d46281bdc

Këtë të diel më datë 30 gusht në Malin e Zi do të zhvillohen zgjedhjet dhe kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje përmes një video-mesazhi shqiptarëve të votojnë LISTËN SHQIPTARE.

 “Votoni LISTËN SHQIPTARE dhe forconi partneritetin strategjik me Presidentin Gjukanoviç dhe partinë e tij”, bën apel Rama.

“Të dashur bashkëdhetarë në Malin e Zi, kjo e diel, 30 gusht, nuk është e zakonshme për vendin ku keni shtëpinë tuaj, ku jetoni, punoni dhe rrisni fëmijët tuaj.

Nuk është e zakonshme sepse këtë herë duhet të bëni një zgjedhje me një rëndësi të posacme dhe si asnjëherë tjetër do zgjidhni më shumë sesa thjesht për një parti, për vetë fatin e shqiptarëve në Malin e Zi.

Një Mal i Zi me frymën euroatlantike të botës apo një Mal i Zi me frymmëmarrje të penguar. Një Mal i Zi me të cilin Shqipëria ecën krah për krah apo një Mal i Zi që kthen sytë në drejtime të tjera.

Unë besoj se vota juaj është e qartë dhe shpresoj të jetë e bashkuar në të njëjtin drejtim që fuqizon përfaqësinë tuaj.

Ju bëj thirrje mos e lini për asnjë arsye pa ushtruar të drejtyën e votës dhe ta mbështesni sa më fuqimisht listën shqiptare që lidh për herë të parë Malësinë e Ulqinit në një grupim të vetëm e rrjedhimisht lidh shqiptarët. Pesha juaj nuk është aspak e vogël, roli juaj ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në vendin ku ju kontribuoni”, tha mes të tjerash kryeministri në video-mesazhin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img