Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Zgjedhjet në Malin e Zi, Meta: Shfrytëzoni mundësinë historike, mbështesni alternativat shqiptare

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8cfb84bd6bf05720cf1c4a55516065fb

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zgjedhjet në Malin e Zi.

Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të Malit të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit dhe të mbështesin alternativat shqiptare.

Ndër të tjera ai shkruan se zgjedhjet janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.

Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.

Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img