Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet në Lushnje në 6 mars, Myslim Murrizi tregon nëse do kandidojë: Jam i vetmi që i kam dalë kundër Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Lushnje në 6 mars, Myslim Murrizi tregon nëse do

Ish-deputeti Myslim Murrizi, thotë se 6 marsi do të ndajë falsitetin nga realiteti. Sipas tij, shumica e bazës së PD është kundër asaj që ai e quan "opozitës fallco" e Lulzim Bashës, ndërsa veten e fut te kundërshtarët e Sali Berishës.

"Hendekun e parë mes falsitetit dhe realitetit do ta ndajë, 6 marsi.  Nëse ka pasur një njeri që i ka dalë Berishës kundër jam unë. Këto i lëpinin opingat. Nuk janë dy kandidatë të opozitës dhe një i Ramës, por dy të Ramës dhe një i opozitës.

Shumica e bazës, është kundër kësaj opozite fallso. Luli është bërë një buqetë me lule që nuk kanë asnjë kontribut, dhe skanë asnjë votë", u shpreh Murrizi në Ora Neës. I pyetur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 6 marsit në Lushnje, deputeti tregoi se do mbështesë kandidatin e PD.

"Unë do mbështesë në Lushnje një nga kandidatët që do dalë i votuar nga anëtarësia e PD tek ai grup që ka qenë me mua në ’97 deri në 2005. Janë demokratët e Lushnjes. Këtu do të ndahet falsiteti dhe fryrja artificiale. Nuk të bëjnë ndërkombëtarët me zor", shtoi ish-deputeti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll