Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjedhjet në Kukës më 24 shtator, KQZ teston pajisjet për identifikimin elektronik të votuesve

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Kukës më 24 shtator, KQZ teston pajisjet për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ditën e sotme ka nisur testimin e pajisjeve elektronike të identifikimit.

Pajisjet po testohen për zgjedhjet e 24 shtatorit (e diel), që do mbahen në Kukës. Janë dy kandidatë që garojnë për bashkinë e Kukësit.

Partia Socialiste kandidon me Albert Halila në Kukës, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë”  kandidon me Emir Vatën. Këtë herë Partia Demokratike e Luzim Bashës nuk doli me një kandidat në këto zgjedhje.

Kujtojmë që zgjedhjet në Kukës zhvillohen 4 muaj pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kryebashkiaku Safet Gjici dha dorëheqje si kryetar i kësaj bashkie pas skandalit seksual me Alma Kaçin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese