Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet në Kukës, ja pjesëmarrja deri më tani

Shkruar nga Newsbomb

Qytetarët në Kukës vijojnë t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

E teksa kanë kaluar disa orë nga nisja e procesit të votimit, pjesmarrja deri në orën 10.00 ka qenë 8.87%.

Janë 45 mijë e 946 qytetarë të Kukësit që do të hedhin votën për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Në garë për kryebashkiakun e Kukësit janë dy kandidatë, Albert Halilaj i Partisë Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Kandidati i PS, ka shkuar herët në qendrën e votimit, ku ka hedhur edhe votën e tij. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces dhe të zgjedhin se kush do të drejtojë qytetin e tyre.

“Unë nga qytetarët e Kukësit pres një pjesëmarrje votimi, një masivitet në votime, për të zgjedhur alternativën e duhur, një djalë që do i shërbejë Kukësit në gjithë alternativat që ka shpalosur gjatë kësaj  fushate. Unë përgëzoj gjithë qytetarët, gjithë banorët e Kukësit. Është e vetmja fushatë, gjatë këtyre 30 viteve në Kukës që nuk kemi pasur 1 inicident dhe i përgëzoj për vlerat që kanë përcjellë në këtë zonë. Unë ju uroj gjithë të mirën kuksianëve, i ftoj të votojnë alternativën më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese