Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Zgjedhjet në Kozovë, KQZ njofton: Shkon në 23.98% numri i votuesve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deri në orën 15, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë votuar rreth 24 për qind të votuesve. Sot më 14 nëntor qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 24 për qind e votuesve. Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deri në këtë kohë nuk ka pasur incidente të rënda gjatë procesit zgjedhor.

“Nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që do ta cenonte seriozisht procesin e votimit”, tha ai.

Komuna me më së shumti votues deri më tani është Mamusha me një dalje prej rreth 44 për qind.

Ndërsa komuna e dytë me më së shumti votues është Juniku me rreth 40 për qind.

Komunat me dalje më të ulët të votuesve janë Rahoveci me 16 për qind dhe Dragashi me 17 për qind.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbyllen në ora 19:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

Komunat në të cilat po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale janë: Gjakova, Gllogovi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Rundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale u mbajt më 17 tetor dhe qytetarët votuan për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Në këtë rund, nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 17 zgjodhën krerët e rinj.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje përballet në 12 komuna në rundin e balotazhit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në rundin e dytë garon në nëntë komuna.

Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon në pesë komuna.

Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate zhvillojnë gara në nga një komunë, ndërkaq, në komunën e banuar me shumicë serbe, Kllokot, në garë do të jenë Lista Serbe dhe GI SNS.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img