Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani: Gjatë fushatës më kanë kërcënuar mua dhe familjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka deklaruar se gjatë fushatës zgjedhore ajo dhe familja e saj janë kërcënuar nga njerëz të panjohur.

Sipas saj lajmet të cilat Osmani i konsideron të rreme gjatë fushatës zgjedhore kanë rrezikuar atë dhe familjen e saj duke u kërcënuar nga njerëz të panjohur.

‘Njerëz të panjohur kanë ardhur në oborrin tim dhe m’i kanë frikësuar fëmijët’, ka thënë Osmani.

Osmani ka deklaruar se i kanë ardhur kërcënimet për shkak të disa raportimeve se ajo ka punuar në UNMIK ku janë hetuar krimet e luftës, se kishte lidhje me rusët dhe se do të ishte dëshmitare në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, shkruar në rrjetin social Facebook para disa ditësh se gruaja e tij dhe e gjithë familja e LDK-ja kanë qenë target i sulmeve të lajmeve të rreme dhe propagandës gjatë gjithë fushatës. Ai ka fajësuar PDK-në dhe Vetëvendosjen të cilat sipas tij gjatë fushatës i kanë sponsorizuar këto lajme.

Më shumë




spot_img








spot_img