Hapësire reklamuese

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, vijnë arrestimet e para për blerjen e votës

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Kosovë, vijnë arrestimet e para për blerjen e

Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet për kryetarët e komunave në Kosovë, ndërkohë që kanë ardhur edhe arrestimet e para për blerje vote.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ajnë arrestuar 4 persona, të cilët u ofronin para’ qytetarëve për t’u blerë votën, ndërsa ende nuk dihet se cilës parti i përkasin.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll