Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Sht
27 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Zgjedhjet në Kosovë, pse partitë politike po e përjashtojnë nga fushata dialogun me Serbinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8b2b2e8aaddabd243c9b270ac4a0a2e5

Përfshirja ose jo e dialogut Serbi-Kosovë në fushatën elektorale ka qenë tema e diskutimit të sotëm në emisionin “As pro, as kundër”.

Gazetari Mentor Nazarko se përjashtimi i kësaj teme nga fushata është një problem i Albin Kurtit, pasi ai nuk e ka këtë çështje si prioritet të tij.

Ndërkohë këshilltari politik i Albin Kurtit, Arbër Zaimi tha se dialogu është një çështje e politikës së jashtme të Kosovës ndërkohë që fushata është fokusuar në problemet reale të qytetarëve përfshirë këtu pandeminë dhe sigurimin e vaksinës.

Pjesë nga debati në studio

Gerta Vasku: Programet e prezantuara janë përqendruar kryesisht tek pandemia, flitet për fonde dhe para që do të ndihmonin në rimëkëmbjen e ekonomisë, por asgjëkundi nuk përmendet dialogu me Serbinë, një nga çështjet më të rëndësishme të Kosovës. Mendoni se ky përjashtim është bërë për shkak se dialogu është një çështje që ka kostot e veta politike?

Mentor Nazarko: Sa i takon dialogut ky është problem më I madh që ka lëvizja Kurti. Kurti në atë pak eksperiencë të shkurtër tregoi se privilegjoi BE dhe jo SHBA si negociator. Nëse ka një zgjidhje më të shpejtë dhe më të plotë, ishte absolutisht qasja e Trump. Trump ishte I pari që në 18 Dhjetor 2018 me letra për Vuçiç dhe Thaçi dhe pastaj me 15 shkurt kërkohej njohja reciproke e Kosovës.

Më në fund administrate e Trump nuk kishte kohë fizike të bënte negociata për një marrëveshje më të plotë se ajo që u bë. Marrëveshja i siguroi Kosovës njohjen e Izraelit. Kosova e financuar nga perëndimi sot është pozicionuar kundër perëndimit. Kosova duhet edhe të bëjë dialogun me Serbinë. Sa kemi dëgjuar nga zoti Kurti ky dialog nuk është prioritet për të.

Arbër Zaimi: Unë nuk pajtohem. Sa i përket dialogut. Është çështje e politikës së Jashtme të Kosovës,. Politika e jashtme nuk është çështje elektorale. Në fushatë ti I flet qytetarëve për problemet që ata kanë. Programi zgjedhor I Vetëvendosjes fillimin e ka të përkushtuar ndaj pandemisë dhe akti I parë është sigurimi I vaksinave. Nuk është mirë të bëhet abuzimi ku të njehsohen republikanët me Richard Grenell.a

Etjen Xhafaj: Këto nuk janë çështje diplomacie sepse nuk kanë të bëjnë me marrëdhënie me një fqinj të huaj. Nuk dua ta paragjykoj. Besoj se të gjitha palët duhet ta adresojnë këtë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img