Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, ja premtimi i bujshëm i Haradinajt nëse fiton

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lideri  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë  pas rrëzimit të qeverisë në Kosovë, ai tha se ndihet mirë që ka pasur një reflektim të deputetëve në pushtet për rrëzimin e qeverisë “Mustafa”, duke i dhënë kështu fund edhe koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së.

Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit, që në zgjedhjet e parakohshme t’i gjykojnë me votë deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Ai shtoi gjithashtu se, në rast se forcat opozitare vijnë në pushtet, do ta rrëzojnë versionin aktual të Demarkacionit.

“Nëse vijmë në pushtet do ta rrëzojmë këtë version të Demarkacionit dhe do të sjellim versionin e drejtë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse do të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë që kanë qenë në pushtet, Haradinaj foli për disa “vija të kuqe” të cilat ai tha se AAK, nuk do t’i shkelë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img