Hapësire reklamuese

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, a do të kandidojë Vjosa Osmani për Vetëvendosjen? Përgjigjet kryetari i bordit të VV në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Enis Sulstarova

Në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ndërkohë që pikëpyetja më e madhe është se me cilën parti do të kandidojë presidentja në detyrë Vjosa Osmani, pas përjashtimit të saj nga LDK.

Kryetari i bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Enis Sulstarova, tha se parashikon që Osmani të nxjerrë një listë të sajën me një parti të re politike, por shtoi se një koalicion mes VV dhe Vjosa Osmanit do të ishte shumë i mundshëm.

“Parashikohet një fitore, jemi subjekti më i madh politik. Nëse do ta ndërtojmë apo jo qeverinë kjo varet nga përqindja. Nëse Osmani do garonte, ndoshta do ishte një partner shumë i besueshëm, duke marrë parasysh marrëveshjen paraprake që u bë”, tha Sulstarova.

Për sa i përket çështjes në Hagë të ish-komandantëve të UÇK-së, ai u shpreh se Shqipëria mund të ndihmojë duke miratuar rezolutën për njohjen e gjenocidit serb, për të cilën tha se Rama nuk e miraton për të mbrojtur presidentin serb Vuçiç, i cili ishte pjesëmarrës në genocid.

“Do gjykohet UÇK dhe jo individët. Do ishte mirë që me nje rezolutë për njohje genocidi, do ishte diçka e drejtë për t’u bërë, një ndihmese për ata që janë duke u gjykuar në Hagë. Vuçiç ishte pjesëmarrës në genocid, Prandaj Rama nuk do ta miratojë”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu