Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Zgjedhjet në Greqi/ Përfundon votimi, Syriza siguron 39% të votave

Lajme të ngjashëm

Greqi/ 9.8 milionë votues drejt kutive, sondazhet favorizojnë Syrizën

 

Rreth 9.8 milionë grekë u janë drejtuar 20 mijë qendrave të votimit që prej orës shtatë të mëngjesit.  Votuesit në këto zgjedhje të parakohshme do të  vendosin qeverinë e vendit të tyre, ku çështjet thelbësore për t’u zgjidhur mbeten kushtet e ndihmës ekonomike nga ndërkombëtarët. Sondazhet favorizojnë Syrizën.

Kryeministri Samaras që ka votuar tashmë,  që pretendon se ekonomia po rimëkëmbet “Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Sot ne vendosim nëse do të shkojmë përpara me dinamizëm, siguri dhe besim, ose nëse do të hyjmë në aventura”, tha kryeministri grek, Antonis Samaras, I cili shpreson tek vota e 2.1 milionë votuesve mbi 70 vjeç.

Kurse udhëheqësi i opozitës Aleksis Tsipras, të cilin sondazhet e nxjerrin fitues, pret një diferencë të mundshme votash me partitë e tjera, ndryshe do të duhet të bëjë koalicion me to. Por koalicioni me to duket I pamundur, për shkak edhe të premtimeve të tij elektorale, mes të cilave është dalja nga zona Euro.

PASOK-u ka si objektiv ruajtjen e pozitës mbështetëse, ndërkohë që një shqiptare kandidon për të. Ina Panajoti  kandidon për PASOK-un në Athinë dhe  gëzon mbështetjen e gjithë bashkëpatriotëve të saj shqiptarë në Athinë. Panajoti ka pohuar për “Ballkan Magazine”  se do bëhet zëri përfaqësues i shqiptarëve në rast fitoreje.“Unë nuk dua të bëj premtime të cilat nuk do jem në gjendje t’i mbaj më vonë. Thjesht mendoj se duke qenë prej shumë vitesh këtu, duhet që zëri ynë të dëgjohet në organet shtetërore”

Partia “Lumi” kërkon të zërë në këto rezultate vendin e tretë. Në ankth është ish-kryeministri  Jorgos Papandreu me partinë e tij të re 22-ditore, që sondazhet e llogarisin se do të jetë poshtë 3%.

Sondazhet kanë vlerësuar se pjesmarrja e votuesve do të jetë më e lartë së në zgjedhjet e kaluara. Më e favorizuara nga sondazhet është Syriza e Aleksis Tsipras. Lideri i saj ka deklaruar se në rast fitoreje,  do të ndërpresë bashkëpunimin  me FMN-në dhe do të shikojë mundësinë e heqjes dorë nga Euro. Cipras ka thënë se do të anulojë një pjesë të borxhit dhe do të negociojë masat shtrënguese të Trojkës ndaj shtetit Grek dhe do të rishkojë pozicionin e saj në raport me Greqinë. Ai ka deklaruar se poshtërimit kombëtar po i vjen fundi. 

“Askush, nuk mund të trembë apo shantazhojë një popull të lënduar, një popull të tradhtuar dhe të poshtëruar. E diela nuk është dita e huadhënësve dhe përfaqësuesve të tyre në Greqi, pasi të dielën ne do të japim përgjigjen e qartë: jo më borxh, jo më nënshtrim, jo më poshtërim”, ka thënë Cipras përpara mbështetësve të SYRIZA, në mitingun përmbyllës.


Më shumë