Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Tsipras: Fitorja jonë nuk sjell konflikte, mundësi për të reformuar edhe vetë Europën

Lajme të ngjashëm

Alexis Tsipras do të jetë kryeministri i ri i Greqisë. Ai pritet që të bëjë betimin sot si kryeministër, më i riu në moshë edhe ndër të gjithë kryeministrat grekë. Kreu i radikalëve të majtë, ka mbajtur mbrëmë fjalimin e fitores ku ka ripërsëritur premtimet e dhëna gjatë fushatës, se do t’i japë fund kursimit e varfërisë dhe do të ringrejë dinjitetin e grekëve. Për Tsipras fitorja e Syriza-së nuk do të sjellë konflikte të reja në Europë por është një mundësi e re për të reformuar edhe vetë Europën, duke i bërë më solidare marrëdheniet brenda saj.

Partia e majtë Syriza shkaktoi një tërmet të vërtetë në Kancelaritë Europiane me fitoren e saj në zgjedhjet e përgjithshme të kësaj të diele në Greqi. Syriza është kundër masave shtrënguese të huadhënësve ndaj Greqisë.

Kreu i Syrizas, Tsipras ka nisur menjëherë bisedimet për krijimin e qeverisë së re, pasi për të marrë votëbesimin në Parlamentin grek 300 vendësh, i duhen edhe dy vota. Ai do të takohet sot me kreun e Grekëve të Pavarur të ANEL, Panos Kamenos. ANEL ka marrë 4.75% të votave duke siguruar 13 vende në Parlamentin grek. Nëse Cipras dhe Kamenos do të arrinin një marrëveshje, mazhoranca e re do të kishte 162 deputetë.

Ndërkohë  procesi i numërimit të votave në Greqi është drejt fundit. Kanë ngelur vetëm 0.02% e votave të grekëve për t’u numëruar dhe nuk pritet të ketë ndryshime domethënëse në rezultat dhe në vendet parlamentare që kanë marrë partitë greke.

 

Rezultatet zyrtare të 99,81% të votave të numëruara deri më tani

SYRIZA                                                             36,34% të votave – 149 vende në Kuvend

Demokracia e Re                                              27,81% të votave – 76 vende në Kuvend

Agimi i Artë                                                        6,28 të votave – 17 vende në Kuvend

Potami                                                               6,05 % të votave – 17 vende në Kuvend

ANEL                                                                 4.75 % të votave – 13 vende në Kuvend

PASOK                                                              4,75 % të votave – 13 vende në Kuvend

Lëvizja e Socialistëve Demokratë                     2.44 % të votave  – Asnjë vend në Kuvend

Më shumë