Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Zgjedhjet në FRPD, Ori Nebiaj bie dakod me vendimin e Bashës: Duhet të ishin bërë më herët, Këlliçit i ka mbaruar mandati

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kandidatja për deputete në Partinë Demokratike, Ori Nebiaj ka deklaruar sot para gazetarëve se zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike duhet të ishin bërë më herët, duke rënë dakord me vendimin e Bashës.

Teksa iu referua deklaratës së kreut aktual të FRPD, Belind Këlliçi, i cili e quajti “nul” vendimin e Bashës, ajo u shpreh se Këlliçit i ka mbaruar mandati, duke shtuar se forumi vlen për të bashkuar të rinjtë demokratë dhe jo për t’i përçarë.

“Për të dhënë mesazhet e duhura dhe për të pasur një kontribut të bukur, demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Do të kujdesemi që forumi të ketë një proces gjithëpërfshirës. Nuk kemi një datë. Besoj që është e vlefshme që ta shfrytëzojnë këtë të gjithë bashkë. Dua t’u bëj thirrje të rinjve që e shikojnë përfshirjen në politikë jo si burokraci.

Forumi rinor për këtë është që të bëjë bashkë sa më shumë të rinj. Këto besoj se janë pretendime edhe në sajë të faktit që të gjitha mandatet kanë kaluar dhe forumi rinor aktualisht në fakt nuk ka një kryetar legjitim dhe as kryesi legjitimime kështu që është e nevojshme, duhet të ishte bërë dhe më fund jemi gati që të realizojmë një proces që nuk mandaton asnjë kryetar për interesat e veta, por mandaton një kryetar që duhet të jetë për interesat e të gjithëve dhe një forum që na vlen për t’u bashkuar dhe jo për t’u përçarë”, u shpreh Nebiaj.

Më shumë




spot_img








spot_img