Tirana
light rain
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
100 %
0.5kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
18 °
Enj
18 °
Pre
19 °
Sht
19 °
E martë, 21 Mars, 2023

Zgjedhjet në Fier të vlefshme, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për ripërsëritjen e zgjedhjeve

Lajme të ngjashëm

Në Fier nuk ka përsëritje zgjedhjesh. Kështu ka vendosur pak më parë Kolegji Zgjedhor, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve më qarkun e Fierit.

Me shumicë votash, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për shpalljen si të pavlefshëm të rezultatit për 25 prillin dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, organi më i lartë për shqyrtimin e ankesave, ka legjitimuar zgjedhjet dhe në një tjetër qark.

Pas përfundimit të procesit dhe marrjes së vendimit, përfaqësuesi i PD, Marash Logu tha se ky vendim bëri që të humbisnin mundësinë për të qenë transparentë me qytetarët.

Ai u shpreh se do t’i shkojnë deri në fund betejës dhe që nuk do të dorëzohen.

Më shumë