Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Zgjedhjet në Dhomën e Avokatisë/ Maks HAXHIA rizgjidhet edhe për një mandat tjetër, e drejton prej dy DEKADASH

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i njohur Maks Haxhia është rizgjedhur dje dhe për një mandat tjetër në krye të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, raporton newsbomb.al. Në një zgjedhje me shumë debate dhe tepër të rëndësishme për avokatët në gjithë vendin, Haxhia ka marrë shumicën e votave.

Për garën në këtë post, Maks Haxhia ka garuar dje me kolegun tjetër, avokatin e njohur Saimir Vishaj. Por duke qenë se e drejton Dhomën e Avokatisë prej më shumë se dy dekadash, që nga viti 2000, Maks Haxhia ka marrë 76 vota pro, kurse Saimir Vishaj 9 vota.

Maks Haxhia njihet dhe si avokati që ka mbajtur në gjyqe emra të njohur të politikës shqiptare. Së fundmi, ai është angazhuar në mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Dosja aktualisht është për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Edhe avokati Saimir Vishaj është një figurë mjaft e njohur, por nuk ka mundur të fitojë në garën për të ndryshuar kryetarin e DHASH. Ngjarja e djeshme ka bërë bashkë figurat më të njohura të avokatisë në vend, shkruan newsbomb.al.

Profili, kush është avokati Maks Haxhia

Maks Haxhia është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1982. Në vitin 1985 është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ai ka marrë disa tituj akademikë si “Kandidat i Shkencave” (1990), “ Doktor i Shkencave Juridike” (1994), “Profesor i Asociuar” (2004) dhe “Profesor” (2013). Gjatë karrierës së tij ai ka kryer disa specializime në Shqipëri dhe jashtë vendit, përfshirë një specializim në Universitetin e Harvardit. Në vitin 1992, ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Ai iu bashkua Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vitin1992 dhe është kryetar i saj prej vitit 2000. Gjithashtu, ai është anëtar i bordit të Shkollës së Magjistraturës prej vitit 2000. Për periudhën 1985 – 1992 ai ka ushtruar profesionin si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë dhe prej vitit 1997 ai është pedagog me kohë të pjesshme në Shkollën e Magjistraturës.

Është Kryetar i Komitetit Shkencor të Shkollës së Avokatisë dhe lektor përgjegjës në këtë Shkollë prej muajit Janar, 2013. Në vitin 2002 ai ishte anëtar i grupit të punës për hartimin e ligjit “ Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të Zyrtarëve Publikë dhe disa nëpunësve publikë”, si dhe autor i Ligjit “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Ai ishte anëtar i Stafit Teknik për hartimin e Kushtetutës në vitin 1998 si dhe autor i disa librave dhe artikujve.

Më shumë




spot_img








spot_img