Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, KQZ njeh Lulzim Bashën si kryetar legjitim të PD

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, KQZ njeh Lulzim Bashën si

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njohur Partisë Demokratike për t'u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme të Kukësit. Komisioneri Ilirjan Celibashi ju referua regjistrit të partive politike në Gjykatën e Tiranës dhe tha se sipas tij, kryetar figuron Lulzim Basha.

Në këto kushte, Celibashi theksoi se diskutimet ishin të kota pasi ligji i njihte legjitimitetin Lulzim Bashës.

"Krytari i PD është zoti Lulzim Basha. Në këtë kontekst, ky person ka legjitimitetin për të paraqitur në emër të kësaj partie, kërkesën për tu regjistruar si subjekt zgjedhor", u shpreh komisioneri Ilirjan Celibashi në mbledhjen e kësaj të hëne.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme u miratuan dhe kërkesat e Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialiste, për t'u regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të Kukësit. Mesa duket, edhe këtë herë Berisha do të futet në zgjedhje nën ombrellën e Metës.

Më 24 shtator, banorët e qytetit verior do u drejtohen kutive të votimit pas pesë muajsh, sepse kyrebashkiaku i sapozgjedhur i Kukësit u filmua në zyrë në një skandal seksual dhe u detyrua të jepte dorëheqjen një muaj pasi fitoi më 14 Maj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese