Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zgjedhjet në 6 bashki, Salianji: PD gati për të fituar! "Foltorja" i gënjeu demokratët

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në 6 bashki, Salianji: PD gati për të fituar!

Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dekokratët në Korçë, pasi u emëruar drejtues politik në këtë qark.

Në një prononcim për mediat, Salianji ka thënë se PD është duke u përgatitur për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit dhe se janë gati për të fituar.

 “PD është e gatshme, pothuajse në të gjithë kohën ka qenë në fazat e organizimit dhe të kontaktet për të nxjerrë kandidatët. Ne do të jemi me gjithë potencialin që ka PD dhe gjithë faktori opozitar që tek PD tani shikon të vetmen shpresë për ndryshim.

6 marsi ishte data që u zgjodh ne do të jemi në betejë dhe do të fitojmë. Ajo që është e rëndësishme që po e shikoj edhe nga komunikimi me demokratët këtu në Korçë ka një rikthim të njerëzve, të ish themeluesve që kanë kontribuar që kanë qenë të zhgënjyer dhe të mërzitur me PD. Jam i kënaqur që i shikoj në sallat e mbledhjeve. Kemi nisur një proces organizimi këtu. Brenda një kohe të shkurtër ne do të votëbesohemi në të gjithë degët për të krijuar një strukturë e cila do të jetë e aftë të fitojë ashtu sic e kemi modelin në fakt”, tha ai.

Sipas Salianjit ka vetëm një PD që do të ketë kandidatët e saj në zgjedhje, ndërsa të tjerët mund të kandidojnë si të pavarur pasi nuk mund të regjistrohesh në mënyrë institucionale vetëm me fjalë.

"Keq më vjen që disa gënjehen rendë prej foltores. Ejani në datë 11 se do rrëzojmë këtë dhe sot jemi në datë 20 dhe asgjë s’ndodh nga këto. PD do të jetë e bashkuar në 6 mars, nëse ka kandidatë si partitë e tjera. PD ka një kandidat në zgjedhjet e 6 marsit që do të regjistrohet zyrtarisht në KQZ. Nuk di që regjistrohesh në mënyrë institucionale me fjalë. S’ka parti politike, s’ka mundësi që të krijojë një të re. Ne jemi të gatshëm që të përballemi me faktorët e këqij të trazicionit. Atë që është bërë keq në 30 vite s’mund ta zhbëjnë ata që janë përgjegjësit kryesor të bërjes keq të të gjithë elementëve në 30 vite. Pas 30 vitesh dilet dhe thuhet nga Berisha që unë do zgjidh çështjen e pronarëve të ligjshëm.

Dhe s’ka bërë asgjë! Ka ardhur koha që në politikë të votëbesohen njerëz mbi meritën dhe jo mbi bazë të mashtrimeve dhe lidhjeve nepotike. Shpresë ka për të fituar zgjedhjet dhe ne do i fitojmë ato. Në PD duhet të rrinë demokratët dhe është bashkim me vlerat, perëndimore dhe të demokracisë, që janë sakrifikuar dhe kanë sakrifikuar qindra mijëra njerëz në burgje duke u vrarë, për të bërë Shqipërinë si Europa. Jo gjithçka bëhet për pushtet, nuk vidhet për pushtet, nuk vritet për pushtet", u shpreh Salianji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.