Kryeministri Edi Rama sot ka zhvilluar një takim me drejtuesit politik të qarqeve.
Rama i pyetur nga gazetarët tha se PS është gati për zgjedhjet lokale në bashkitë pa kryetar nëse do ketë një dekret nga kreu i shtetit.
Teksa me ironi tha “presidenti i di shumë mirë detyrat e tij dhe pavarësisht se shpesh bën sikur nuk i di”.
Ndërkohë Rama tha se për zgjedhjet lokale PS do të punojë sërish me patronazhistët, që i quajti aset i pazëvendësueshëm.
Pyetje: A do i aktivizojë sërish PS patronazhistët në zgjedhjet lokale?
Edi Rama: Gjithmonë, patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm jo vetëm i PS por i gjithë partive që funksinojnë si të tilla dhe që fitojnë nga repilikanët e demokratët në Amerike deri te cdo parti që është fituese kështu që nuk diskutohet që do aktivizohen, pse mos të aktivizohen?
Pyetje: Do shkoni në zgjedhje të pjesshme vendore apo do ia kurseni Lulzim Bashës në këtë pozitë të vështirë që është përcarë opozita?
Edi Rama: Pse nga unë varet? Ca kërkese do cojmë ne në presidencë kur presidenti i di shumë mirë detyrat e tij dhe pavarësht se shpesh bën sikur nuk i di.
Pyetje: Ështe gati PS për të garuar për 6 bashki pa kryetar nëse do ketë dekret nga Presidenti?
Edi Rama: PS është gjithmonë gati