Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Zgjedhjet lokale/ Rama dhe Meta takohen nesër për kandidatët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta do të takohen nesër për të vendosur për procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Takimi midis kreut të PS-së dhe atij të LSI-së do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë rozë, ndërsa palët do të diskutojnë për ndarjen e njësive bashkiake dhe emrat më të cilët do të kandidojnë në këto zgjedhje.

Pjesë e takimit do të jenë edhe krerët e grupeve parlamentar të PS-LSI, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili.

Zgjedhjet bashkiake të 21 qershorit do të zhvillohen me një hartë të re territoriale, të cilën opozita dhe PD e kanë konsideruar si hartë politike. Takimi Rama-Meta zhvillohet në një periudhë kur situata politike në vend është mjaft e tensionuar për shkak të akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi ndaj Ilir Metës.

Lexo edhe:

Zgjedhjet lokale/ Newsbomb mbyll nesër sondazhin, pjesëmarrje e lartë nga qytetarët

Më shumë

spot_img