Hapësire reklamuese

Bota

Zgjedhjet lokale në SHBA, Kush janë katër shqiptarët që kandidojnë në këshillat bashkiakë

Shkruar nga Newsbomb
Kandidati shqiptar në zgjedhjet lokale në SHBA, Vedat Gashi me familjen e tij. Avokati shqiptar i cili kandidon në qytetin e Westchesterit në New York

Në datën 5 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të mbahen zgjedhjet lokale.

Mes kandidateve për këshillat bashkiakë ka edhe shqiptarë të cilët ose kanë lindur ose kanë një kohë të gjatë punojnë dhe kontribuojnë në Amerikë.

Jetlir Kulla, kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak në qytetin Waterbury, ndërsa Visar Tasimi, i lindur në SHBA kandidon për qytetin Naugatuck në shtetin e Connecticut, transmeton newsbomb.al.

Tasimi është gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Koordinues të  Diasporës pranë qeverisë së Tiranës.

Faqja zyrtare e Ministrisë së Shtetit për Diasporën, në një postim në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se edhe dy kandidatë të tjerë shqiptarë do të garojnë për poste në institucionet publike në SHBA.

Buta Biberaj do të kandidojë për postin e prokurorit në prefekturën Loudon në Virginia, si dhe Vedat Gashi që do të kandidojë në prefekturën e Yorktown në New York.

Postimi i plotë:

Një tjetër kandidat shqiptar në zgjedhjet në SHBA Vedat Gashi është avokati shqiptar i cili kandidon në qytetin e Westchesterit në New York. Deri tani janë katër shqiptarët të cilët kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA.

Dy kandidatë garojnë për këshilltarë bashkiakë në Connecticut dhe ata janë anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Visar Tasimi, si dhe Jetlir Kulla.

Ndërsa dy kandidaturat e tjera janë për postin e prokurorit, një në prefektuaren Loudon, Virginia, Buta Biberaj dhe në prefekturën Yorktown në New York, Vedat Gashi.

Sondazh

Poll