Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore, mbi 650 mijë qytetarë u drejtohen kutive, PS, Berisha dhe Basha "garojnë" në 6 bashki

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e pjesshme vendore, mbi 650 mijë qytetarë u drejtohen

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki. Bashkitë që janë në zgjedhje janë Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Shkodër, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Në këto zgjedhje 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t'i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive nga të cilët  10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Votimi do të nisë në orën 07:00 dhe do të përfundojë në 19:00. Në bashkinë e Vorës votimi do të jetë elektronik, sic e tha dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pak ditë më parë rezultati do të dalë pak orë pasi të ketë mbaruar votimi.

Ndërsa në bashkitë e tjera rezultatat priten që të dalin brenda 48 orëve, dy ditë.

Partitë që marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme janë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, që janë kandidatët e Grupit të Rithemelimit t ëish kryeministrit Sali Berisha.

Kandidatët e PS

Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon

Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin

Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun

Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla

Bashkinë Vorë: Blerim Shera

Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër: Xhemal Bushati,

Bashkia Durrës: Luan Hoti

Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,

Bashkia Dibër: Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë: Ymer Marku

Shtëpia e Lirisë

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia

Bashkia Durrës: Ardian Muka

Bashkia Lushnjë: Eton Bano

Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu