Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Komisioni Rregullator në KQZ miraton rezultatin përfundimtar

Lajme të ngjashëm

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjehdjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit.

Rregullatori miratoi sot rezultatet për 6 bashkitë ku u zhvilluan zjgedhjet e pjesshme, ku PS fitoi 5 bashki dhe koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ fitoi një bashki.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 Marsit të zgjedhurit e Partisë Socialiste grumbulluan në total 106.703 vota, të ndjekur nga kandidatët e Shtëpisë së Lirisë me 60.223 vota dhe ata të Partisë Demokratike me 26.662 vota.

Kandidatët e Partisë Demokratike dhe Shtëpisë së Lirisë në total morën rreth 87 mijë vota, rreth 19 mijë vota më pak se kandidatët e Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, 5 bashki u fituan nga Partia Socialiste dhe një bashki nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë.

Bardh Spahia nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” fitoi bashkinë e Shkodrës. Emirjana Sako fitoi në Durrës, Eriselda Sefa fitoi në Lushnjë, Edison Memolla u zgjodh në krye të bashkisë së Rrogozhinës, Blerim Shera në Vorë dhe Rrahim Spahiu arriti të fitonte besimin e dibranëve.

Më shumë