Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Zgjedhjet e pjesshme, fushata nis më 19 shkurt, KQZ rrëzon kërkesën e PD

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fushata për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, të cilat do të mbahen në 6 mars, do të fillojë më 19 shkurt. Kjo datë është përcaktuar nga Komisioni Rregullator pranë KQZ, ndërsa PD kishte propozuar datën 7 shkurt.

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Indrit Sefa ka kërkuar që fushata të nisë më herët por kërkesa e tij është rrëzuar nga komisioni.

“Koha e lënë prej dy javësh, pra 13 duke konsideruar heshtjen zgjedhore, mendoj se është shumë e pakët për faktin e vetëm se ne kemi të gjithë mundësinë objektive për të realizuar një kohë më të gjatë të fushatës zgjedhore. Ne propozojmë datën 7 shkurt për të filluar fushatën. Një fushatë kaq e shkurtër zgjedhore s’do i vinte në ndihmë procesit. Data 7 shkurt do ishte më se e mjaftueshme për nisjen e fushatës zgjedhore dhe nuk shoh ndonjë pengesë në këtë pikë”, tha Indrit Sefa.

Në mbledhjen e sotme Komisioni vendosi: “25 Janari është afati i fundit për të dorëzuar propozimet për KZAZ. Data 6-9 shkurt është afati për dorëzimin e dokumenteve dhe brenda 31 Janarit të dorëzohet kërkesa për regjistrimin e partive të koalicionit”.

Më herët sot, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njohu zyrtarisht Lulzim Bashën si kryetar të PD dhe kjo parti ka dërguar përfaqësuesit e saj në këtë institucion për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i është drejtuar juristit Ivi Kaso duke thënë se ai nuk ishte më përfaqësues i PD, pasi Lulzim Basha ka dërguar në këtë institucion dy përfaqësues të tjerë, Indrit Sefën dhe Marash Logun.

Në këto kushte, Celibashi është detyruar të vërë në dijeni Ivi Kason se ai nuk ishte më përfaqësues i PD, sepse KQZ duhet të veprojë në rrugën institucionale, dhe sipas Gjykatës Lulzim Basha është ende kryetar i PD. Juristi Kaso ka thënë se kryetari aktual i PD është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img