Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Zgjedhjet e parakohshme të komunave në veri të Kosovës, Lista Serbe koordinohet me Beogradin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të Kosovës ka bërë zyrtare datën se kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe dhe kanë njoftuar se Lista Serbe është dakordësuar me Beogradin për mbarëvajtjen e tyre.

albsig

Në katër komunat e Veriut të Kosovës të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan më 19 maj do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ka filluar menjëherë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, dhanë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Të katër komunat në veri të vendit janë udhëhequr nga Lista Serbe, e cila do të vendosë rreth pjesëmarrjes në këtë proces zgjedhor, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se ka njoftuar subjektet politike dhe kandidatët e interesuar për kandidim se afati i aplikimit nis nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri më 18 prill ndërsa certifikimi i kandidatëve do të bëhet me datën 22 prill.

KQZ-ja ka njoftuar se fushata zgjedhore, si dhe afatet për tubime do të fillojnë me datën 13 maj dhe do të përfundojnë më 17 maj. Daka tha se për këto zgjedhje, Komisioni Qendror Zgjedhor do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria’, ka thënë Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës, Daka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img