Kryeministri Edi Rama, së bashku me Srektarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjuknurin, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Taulant Ballën dhe me deputetët e Fierit.
Në takimin, i cili ka zgjatur rreth një orë është diskutuar për zgjedhjet vendore të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.
Në qarkun e Fierit, zgjedhjet do të zhvillohen, në bashkinë e Lushnjës , pas shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut Fatos Tushe, i cili u arrestua për shpërdorim detyre.
Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri Rama çdo ditë do të zhvillojë takime me drejtuesit politikë dhe deputetët e qarqeve në të cilat do të zhvillohet zgjedhjet.