Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Zgjedhjet e 6 Marsit, Rama optimist: Ne jemi “njishat”, PS është kampione, do paraqesim kandidatët, s’do të ketë deputetë në listë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministi Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë ka folur për median. Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet vendore që do të mbahen më 6 mars.

Rama i sigurt dhe tepër optimist tha se PS është 1-shi dhe kampione dhe se edhe në këto zgjedhje do të fitojë.

“Vendimit për zgjedhjet kemi folur për të filluar menjëherë organizimin. Do respektojmë afatet do paraqesim kandidatët.  Nuk mendoj se do kemi deputetë në këtë garë. Dhe ky është mendimi i gjithë kryesisë. Sa i përket grave, mes një gruaje dhe 10 burrave unë zgjedh gruan.

Ne jemi PS ne jemi kampionët që gjithmonë do fitojmë dhe s’ka rezultat tjhetër. Në këto raste janë zgjedhje vendore ne nuk do bëjmë një luftë, nuk do të mbulojmë ekranet. Do i bëjmë të gjithë hysmetin sigurisht do bëjmë detyrat tona sipas kalendarit për të qenë të pranishëm”tha Rama ndër të tjera.

Ai foli edhe për Këshillimin Kombëtar duke u bërë thirrje gjithë qytetarëve që të marrin pjesë pavarësisht se për kanë votuar apo do të votojnë në të ardhme.

“Nëpërmjet kompjuterit mund të marrin pjesë në këtë Këshillim është diçka krejtësisht e lirë. Një këshillim për disa çështje. Na duhet të marrin një opinion qytetarësh përtej partive dhe llogoreve. Çështje që prekin drejtpërdrejt familjet, sigurinë dhe ekonominë. Dihet ne jemi në aleancë me qytetarët dhe Këshillimi kombëtar është një hap tjetër në funksion të njerëzve dhe votës. Të marrin pjesë të gjithë pavarësish votave. Është një proces ndërveprimi mes qeverisë dhe qytetarëve”tha Rama ndër të tjera.

Ndërsa në lidhje me situatën te “5 Maji”, Rama tha se njerëzit nuk janë hedhur në rrugë dhe që u është dhënë drejtim.

“Ato janë pamje të përsëritura që sa herë në emër të mbrojtjes individuale shkelet ligji. Të gjithë banorëve u është dhënë drejtim, asnjë banor nuk hidhet në rrugë. Nuk është dhunë, por ushtrimi i forcës së ligjit për të gjithë ata që i dalin para shtetit me forcë. Ne do të rindërtojmë të gjithë apartamentet për të pastrehët, do t’u japim të gjithëve atë që u takon, por nuk do të lejojmë të mbajnë atë që nuk u takon”tha kryeministri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img